Sot, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë në dhomë këshillimi kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dhënë nga gjyqtari Agron Zhukrit për PD, kërkesë kjo e bërë nga Enkelejd Alibeaj.

Kolegji Civil, i përbërë nga gjyqtarët Enton Dhimitri, Margarita Buhali dhe Valbona Cekrezi, do të marrë vendim mbi bazën e dokumenteve.

Kujtojmë se me vendimin e gjykatës, vula e Partisë Demokratike iu dha ish-kryeministrit Sali Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb