TIRANË

Mjeku infeksionist Tritan Kalo i pranishëm në rubrikën “Opinion” në News 24 foli për sëmundjet e verës dhe për shkaktarët e tyre. Ai apeloi tek qytetarët që të kenë kujdes me konsumin e ushqimeve. Mjeku infeksionist dha një porosi të fortë për pushuesit që zgjedhin të shijojnë  pushimet në pishina apo plazhe.

Ai tha se gjatë verës njerëzit marrin infeksione të ndryshme nga kondicionerët, por edhe nga të ndenjurit pranë një plazhi apo pishine, ku në to mungojnë kushtet bazë higjieno-sanitare.


“Infeksionet e verës vijnë kryesisht nga ushqimet. Ushqimet në verë nuk duhet të ringrohen. Produktet e ftohta që mbahen në ambientet e hapura, ato kanë shanse dhe rreziqe që të infektohen.Gjatë verës ka edhe infeksione të ndryshme, të cilat vijnë nga kondicionerët. Antibiotikët të mos përdoren pa rekomandim. Mbi shezlongë duhet të vendosën peshqirë, sepse nuk dezinsektohen prej pronarëve apo nga subjektet”-tha ai.


(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: