Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë parë nga afër shtëpitë me qira që janë dhënë për banorët e prekur nga tërmeti.

Ata vizituan familjen e një ish-ushtaraku, ku biseduan në lidhje me kushtet e familjeve që janë transferuar me qiranë e garantuar nga shteti.

Edi Rama: Pallatet e reja janë mirë, situata paraqitet e mirë, problemi është me pallatet e vjetra, ndërtimet e viteve 1970.

Erjon Veliaj: Z. Kryeministër, janë disa ndërtime në Kinostudio që do të  prishen, sidomos banesat e vjetra.

Edi Rama: Tani ne të gjithë i kemi sistemuar në Tiranë, të gjithë janë sistemuar me qira. Ka mbaruar edhe një marrëveshje për Krujën e Fushë-Krujën për t’i çuar me qira në një zonë këtu afër Tiranës. Me Durrësin kemi probleme, sepse nuk ka apartamente të lira. Kështu që do të shikojmë për transport për në Tiranë. Banorët e prekur një vit do të qëndrojnë me qira, pastaj ata që do të strehohen do të dërgohen nëpër shtëpi, mirëpo për një vit së paku do të mbetet kështu.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: