“Le Temps” ka botuar, të mërkurën e 10 marsit 1897, në ballinë, një shkrim në lidhje me propozimin që i ka bërë asokohe Ismail Qemali sulltanit për të shpëtuar ekzistencën e Perandorisë Osmane, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

  • foto galeri

Kostandinopojë (nëpërmjet Sofjes), 9 mars, ora 8 : 25

Ismail Bej Qemali, ish-sekretari i Mit’hat Pashës, për të cilin thuhet se shpesh ka pasur një ndikim të madh mbi sulltanin, sapo i ka paraqitur atij një memorje (dokument) të gjatë në lidhje me situatën aktuale.

Ai e lut, në këtë dokument, që të marrë vetë ai iniciativën e reformave para zgjidhjes së çështjes së Kretës dhe shpërthimit të çrregullimeve të reja.

Image (7)
Image (7)

Ai arriti në përfundimin se ishte e nevojshme të ribëhej një Kushtetutë në bazë të decentralizimit administrativ dhe një federate osmane, duke u lënë grupeve të ndryshme kombëtare të perandorisë njëfarë autonomie.

Një Asamble Kushtetuese do të mblidhet në Konstandinopojë dhe, më vonë, një Parlament do të emërohet.

Kjo iniciativë e një njeriu me ndikim dhe i shquar, i cili qëndron jashtë të gjitha grupeve revolucionare, gjen shumë adhurues në mesin e myslimanëve. (Shërbimi Havas)/ darsiani.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb