Florian Pullazi, kryetar i Njësisë 2 në Tiranë, në zgjedhjet e 11 majit kandidon për deputet në listën e hapur të PS. Një nga shumë kandidatët e Qarkut të Tiranës, Pullazi u shpreh në “Open” se ai nuk e sheh veten si fasadë në politikë, pasi kandidimi për herë të parë për në Parlament vjen si rrjedhojë e angazhimit partiak dhe institucional prej disa vitesh.

Ai tha se në Qarkun e Tiranës do të marrë një rezultat shumë të mirë, duke synuar të fitojë një vend në Kuvendin e ardhshëm.

Florian Pullazi: Parafolësi tha fjalën e fundit fasadë… Ne ndoshta jemi për herë të parë kandidatë për deputetë, por angazhimi politik në PS nuk na ka munguar, kemi qenë anëtarë të këshillit bashkiak, kemi drejtuar institucione. Nuk besoj se jemi pjesë e fasadës politike, por pjesë e një angazhimi dhe një pune të kryer ndër vite dhe në bazë të këtij angazhimi përfaqësojmë subjektin politik sot.

Puna jonë, angazhimi jonë do ta tregojë më mirë edhe rezultatin që do të marrim në këto zgjedhje.

A do të doja të isha pjesë e listës së mbyllur? Dëshirat janë të mëdha por kur je pjesë e një ekipi do të pranosh edhe kushtet e ekipit. Ekipi ka një drejtues, ka një strukturë partie që si të thuash bën sondazhet e veta, ka informacionet e veta dhe në bazë të këtyre sondazheve, informacioneve, meritave dhe punës së kryer në këtë angazhim erdhi momenti që ne të provoheshim në betejën elektorale. Lista për mua nuk ka ndryshim, kam hyrë për të treguar kontributin tim në PS dhe për të marrë mbështetjen e njerëzve. Do të jem me një rezultat shumë të mirë në këto lista.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb