TIRANË

Kreu i grupit  parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shprehet se Shqipëria ka një fajtor të madh dhe ky është kryeministri Edi Rama. Me një reagim në “Facebook”, Vasili pohon se të rinjtë shqiptarë, të cilët po largohen masivisht nga vendi kanë si armik të vetëm shefin e qeverisë, i cili në pikëpamjen e tij ka kapur drejtësinë, ka vjedhur votat dhe është mbështetës e garant i krimit.

Sipas tij, vendi ka nevojë të dalë urgjent nga kjo krizë sociale ku ka rënë dhe kjo bëhët përmes largimit të Edi Ramës dhe çlirimin e vendit nga influencat e tij shkatërruese.

“Vetem nje fajtor,vetem nje zgjidhje! Kriza shume e thelle politike e shoqerore ka vetem nje pergjegjes. Integrimi europian ka vetem nje pengese. Shqiptaret kane vetem nje grabites te votave. Qytetaret kane vetem nje kusar te madh te parave te tyre. Te rinjte e Shqiperise kane vetem nje armik te se ardhmes se tyre. Drejtesia ka vetem nje rrembyes te saj. Parate e pista kane vetem nje njeri qe hap deren.

Kriminelet kane vetem nje mbeshtetes. Zgjidhja politike ka vetem nje menyre. LARGIMIN SA ME PARE TE EDI RAMES”, shkruan Vasili.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: