Ekipi i të rinjve shqiptarë ‪#‎NatEv nga Kosova fituan çmimin “People’s Choice Award” të dhënë nga NASA për garën “Space Apps Challenge”. Në këtë garë morën pjesë 13 mijë garues nga 133 shtete pjesëmarrëse me 950 projekte.

Ekipi nga Kosova arriti të marrë më shumë vota nga përdorues të internetit në të gjithë botën. Projekti i tyre “NatEv Explorer” mori 68903 vota, ndërsa në vend të dytë u renditën një grup studentësh nga Bullgaria të cilët kishin sfidën “ROBO-FABRIC”.

NatEv Explorer është një platformë e bazuar në ueb, ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA-s dhe bën klasifikimin e dukurive gjeologjike duke përdorur inteligjencën artificiale. NatEv Explorer ka zgjedhur sfidën e ashtuquajtur “Volcanoes, Icebergs and Cats from Space”. Kjo sfidë ka të bëjë me zbulimin e dukurive natyrore nga hapësira siç janë: erupsionet vullkanike, vërshimet, tornadot, shkrirjet e akullnajave, zjarret në male/pyje, aurorat, etj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: