Përfaqësuesi i PD në listat e hapura për zgjedhjet e 11 majit, Akil Kraja është përplasur në studion e “Open” me kandidatin e PS në listat e hapura për qarkun e Tiranës, Mirgit Vataj sa i takon realitetit që mazhoranca e quan sukses të saj dhe atë që shohin demokratët në terren.
Kraja tha se të rinjtë po largohen se nuk po shohin në Shqipëri alternativë. I pyetur nga kandidati i PS në listën e Tiranës Florian Pullazi, se kthimi i tij në Shqipëri për të zhvilluar karrierën, është një element që tregon se ka mundësira.
“Cilat mundësira, kur Erion Veliaj më hodhin në gjyq për shpifje sepse çmimi i ujit u rrit me 40 përqind. Po inceneratori a u rrit. Ka të rinj që sot mbyllin sytë para korsisë së kryeministrit”, tha Kraja.
(Balkan Web)