Të rinjtë shqiptarë shohin papunësinë dhe varfërinë si shqetësimet kryesore të tyre, por gjysma e tyre mendojnë se problemet e tyre nuk adresohen në qarkun ku ata jetojnë, 40% mendojnë disi dhe vetëm 4% mendojnë se po. Ata nuk kanë besim as se politika, (për të cilën pjesa më e madhe mendon se është e papërgjegjshme) do t’i adresojë shqetësimet e tyre çka si formë e heshtur proteste i mban larg kutive të votimit gjysmën e tyre, së bashku me dëshirën për të emigruar.

Këto janë rezultatet kryesore të një sondazhi të kryer nga Rrjeti Kombëtar Për të Rinjtë në Shqipëri dhe Qendra për të drejtat e fëmijëve (ANYN, CRCA/ECPAT). Qëllimi i sondazhit me mbi 1200 të rinj ishte të evidentojë problemet e të rinjve në të 12 qarqet e vendit, duke u fokusuar si në çështjet vendore, ashtu dhe ato kombëtare, përfshirë edhe rolin e partive politike në zgjedhje.

57% e të anketuarve u përgjigjës se nuk mendojnë se bashkia në qytetin e tyre ka punuar mjaftueshëm për të rinjtë dhe 32% përgjigjen disi, ndërsa po thonë vetëm 8%.

49% mendojnë se buxheti i shtetit nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur problemet e të rinjve në Shqiqipëri dhe vetëm 7% thonë po (pjesa tjetër përgjigjen aspak ose disi).

35% e të rinjve mendojnë se partitë politike konsultohen me ta vetëm kur kanë zgjedhje, ndërsa vetëm 8% përgjigjen po (pjesa tjetër jo, ndonjëherë, asnjëherë).

Vetëm 4% mendojnë se partitë politike janë të hapura për të zgjidhur problemet e të rinjve.

Vetëm 11% i shohin partitë politike sit ë përgjigjshme për zgjidhjen e problemeve të të rinjve.

Mungesa e besimit te partitë politike dhe te Bashkitë bën që të rinjtë të jenë ngurrues t’u japin votën. Të pyetur për zgjedhjet vendore, vetëm 50% thanë se do të dalin të votojnë, 24% ishin të pavendosur dhe 22% nuk do të votojnë dhe 45 u përgjigjën nuk e di.

Shkaku kryesor që të rinjtë japin pse nuk duan të votojnë është se nuk kanë besim te asnjë parti politike dhe dy arsyet e tjera janë “Politika nuk më ngjall më shpresë se gjërat do ndryshojnë” si dhe “Dua të largohem nga Shqipëria”.

62% mendojnë se asnjë parti politike nuk është e hapur për të trajtuar problemet dhe për të bashkëpunuar me të rinjtë, 21% mendojnë se këtë e bëjnë partitë e majta, dhe 12% partitë e djathta (diferenca janë partitë e vogla, nacionaliste, të qendrës, me bazë fetare)./Monitor

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: