Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim lamtumire Ambasadoren e Kroacisë Sanja Bujas-Juraga, e cila përfundoi mandatin e saj në vendin tonë. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta shkruan se takimet e lamtumirës nuk janë të gëzueshme, ndërsa theksoi se Shqipëria dhe Kroacia do të jenë gjithmonë bashkë.

“Dje në NATO, nesër në BE dhe përgjithmonë në këtë rajon që falë dhe bukurive të dy vendeve tona është më i bukuri në botë dhe nga i cili të rinjtë nuk duhet të largohen. ?????”, shkruan në mesazhin e tij presidenti.

70947621 2482428831803375 8853095548987637760 N
70947621 2482428831803375 8853095548987637760 N

MESAZHI I METËS
Takimet e lamtumirës nuk janë të gëzueshme, aq më tepër për një mike si Ambasadorja e Kroacisë znj. Sanja Bujas-Juraga, e cila përfundoi mandatin e saj në vendin tonë.
I lumtur që mora premtimin e saj, se së shpejti do rikthehet në vendin tonë me familjen, për të kaluar një fundjavë së bashku, por dhe për të vizituar laboratorin e ri të Universitetit të Tiranës, për të cilin kanë kontribuar familjarisht.
Znj.Sanja Bujas-Juraga i dha gjatë mandatit të saj edhe më shumë peshë marrëdhënieve tona të shkëlqyera historike me Kroacinë.
Për herë të parë kemi nënshkrimin e Partneritetit Strategjik midis dy vendeve, që do t’i japë një përmbajtje më të fuqishme raporteve tona në të ardhmen.
Po kështu vëmendja ndaj arbanasve tanë të përbashkët u rrit si kurrë më parë.
Shqipëria dhe Kroacia gjithmonë bashkë!
Dje në NATO, nesër në BE dhe përgjithmonë në këtë rajon që falë dhe bukurive të dy vendeve tona është më i bukuri në botë dhe nga i cili të rinjtë nuk duhet të largohen. ?????
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: