TIRANE- Një grup të rinjsh socialistë nga Kolonja janë përballur mbrëmjen e djeshme me një ngjarje të paprecedent teksa po ktheheshin nga mitingu mitingun e Partisë Socialiste në Korçë.

Autobusi me të cilin udhëtonin për në Kolonjë është detyruar të ndalet përpara një “prite” të ngritur në mes të rrugës, në fshatin Qinam, siç mund të shihni edhe në videon e siguruar nga BalkanWeb.

Sipas dëshmisë së një të riu, autobusi e ka pasur të pamundur të vijonte rrugën, pasi ajo ishte bllokuar me gurë dhe goma të cilave iu është vënë flaka nga persona të paidentifikuar. BalkanWeb ka siguruar videon ku dallohen dhjetëra të rinj socialistë të zbritur nga autobusi, ndërsa në mes të rrugës digjen gomat.

Të rinjtë socialistë hedhin dyshime që ky akt është kryer nga militantë të Partisë Demokratike.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: