TIRANE

Festat e fundvitit po afrojnë dhe të gjithë kanë planifikuar një darkë, një festë për ta kaluar me njerëzit më të dashur. Por si duket të vishemi për festa? Çfarë është në modë këtë vit, a janë teminat, a vazhdojnë të jenë xixat ato që na japin një lloj shkëlqimi dhe na bëjnë të dukemi ndryshe.

Në një intervistë për News24 stilistja, Stela Sallaku jep disa këshilla të vlefshme dhe praktike për mënyrën se si duhet të festojmë, të dukemi bukur pa ekzagjeruar.

E pyetur se cilat duhet të ishin zgjedhjet e duhura për t’u veshur në një party apo në një mbrëmje festat e fundvititi stilistja Sallaku rekomandon si këmishat, fustane , po ashtu edhe pantallonat dhe me to dukesh shume chic.

“Unë personalisht do të preferoja diçka të re, jemi në një sezon ku po zhvillohen më shumë dizajne të reja por duket se shpesh herë në turremi tek veshjet që kemi në garderobë, tek ato që jemi rehat dhe nuk duam të ndryshojmë. Megjithatë këtë sezon ka plot krijime të reja duke filluar që nga këmishat me mëngë voluminoze. Këto këmisha mund të vishen me një palë pantallona treçerekshe kulot por mund të jenë dhe të gjata të cilat mund të vishen me taka të larta. Një nga gjërat që rekomandohej nga influencerët botëror është janë gjithmonë rrobat që kanë shkëlqim. Kjo nuk nënkupton gjithmonë teminat dhe xixat, mund të jetë dhe një copë pa temina por është me shkëlqim këtu futet edhe velveti, sateni i shndritshëm. Veshja gjithmonë duhet të jetë e përfunduar me aksesorët e duhur. Nëse te make up-i kemi qenë tek gjërat mat, tek askesorët jemi tek gjërat me xixa”- rrëfen stilistja.

Ndërsa për sa i përket ngjyrave stilistja na tregon se përveç asaj të kuqe dhe floriri këtë fundvit trend është ngjyra pink.
“Gjithçka varet nga dëshira dhe buxheti por do të thosha që këtë vit rekomandohet pink-u, e roza e ndezur, e cila mund të jetë në formën e fustanit, kostumit, një këmishë, ose nëse nuk ndihemi komod e gjitha në pink mund të vishni këpucët ose një rreth në kokë pra është ajo moda e ngjyrë rozë këtë sezon. Por edhe një ngjyrë mustardë e lezetshme me një palë vath të mëdhenj që shkëlqejnë mund të shkëlqeni shumë dhe të tërhiqni vëmendjen”-tregon stilistja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb