Një elektrodë speciale mundëson që t’i rikthehet shikimi të verbërve.

Ku dispozitiv duke u vendosur brenda nervit optik, është ne gjendje që ta simulojë duke dërguar informacioni pamore drejtpërdrejt tek truri, pa qenë e nevojshme që të kalohet nëpërmjet syrit.

E krijuar nga një bashkëpunim mes Italisë dhe Zvicrës, mes “Scuola Superiore Sant’Anna” në Piza dhe Politeknikut Federal të Lozanës (EPFL), u testua me sukses tek lepujt dhe rezultatet u publikuan në revistën shkencore “Nature Biomedical Engineering”. Shumë shpjet pritet një eksperimentim tek njeriu.

“Nga një këndvështrim krejtësisht teknologjik, mund të fillojmë testet klinike edhe që nesër”, shpjegon Diego Ghezzi i EPFL-së.

“Aktualisht elektroda ‘OpticSeline’ e eksperimentuar tek lepujt krijohet nga 12 elektroda shumë të holla, por në versionin që do të përdoret për njeriun mund të arrijë deri në 60. Një numër ende shumë i limituar për të rikthyer krejtësisht shikimin, por mjaftueshëm për të dhënë një ndihmë të madhe në zhvillimin e aktiviteteve të përditshme”, thekson ai. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: