Të shpallesh kampion Bote është një kënaqësi e madhe, por pas festës gjithçka shuhet, mund ta shohësh vetëm krejt pa pritur në depresion, pikërisht kjo jo i ka ndodhur Hugo Lloris i cili rrethen këtë eksperiencë për Telegraph:


Hugo
Hugo

“Pas Kupës së Botës, dy tre ditët pasuese, ke shumë gjëra për të bërë. Festimet, vizitat zyrtare, obligimet që kë ndaj tifozëve, shtetit, federatës. Më pas ndihesh totalisht bosh, fizikisht dhe psikologjikisht. Më kujtohet që kisha nevojë të rrija një ditë të plotë i shtrirë në krevat. E dija që nuk do të shijoja as pushimet pasi sezoni i ri ishte shumë pranë”, u shpreh Lloris i cili më pas theksoi se gjithçka ka kaluar:


Aptopix Russia Soccer Wcup France Croatia
Aptopix Russia Soccer Wcup France Croatia

“Jam që tip që mëson shumë nga eksperienca e përjetuar, pozitive apo negative. Në këtë mënyrë dua ta shoh këtë histori, si një eksperiencë. Mund të mësosh diçka të re në çdo kohë, në çdo moshë, mbase kjo histori mund të më ndihmoj në të ardhmen.
(BalkanWeb)