Kreu i PAA, Agron Duka ka reaguar sot pas apelit të deputetit Lefter Maliqi, për të shpërndarë parlamentin.

“Përshëndes deklaratën e sotme të z. Lefter Maliqi, e cila përkon jo vetëm me qëndrimin e opozitës, por e gjithë shoqërisë shqiptare. “Parlamenti duhet të shpërndahet! Vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Përgjimi i shitblerjeve të votave dhe ndërhyrja e grupeve kriminale, tregon se deputetet, drejtorët, kryetaret e Bashkive etj zgjidhen, vendosen dhe emërohen nga krimi. Urtësia popullore thotë më mirë vonë sesa kurrë.

Nisur nga ky qëndrim dinjitoz, i bëj apel të gjithë deputetëve pasues të listave të opozitës të reflektojnë, t’i bashkohen kësaj thirrje dhe, pse jo, të ushtrojnë bojkotin parlamentar si një mjet presioni ndaj një mazhorance të papërgjegjëshme. Rreziku përballë të cilit ndodhet vendi, kërkon një ndjeshmëri të lartë qytetare, në bazë të së cilës historia do të gjykojë secilin prej jush. Çdo ditë, çdo orë heshtje përballë të keqes mund të ketë pasoja të pariparueshme!” shkruan Duka në një postim në facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb