Turqi- Dy persona kanë qëlluar me armë në drejtim të një lokali në Stamboll. Dy të armatosurit ishin në një motoçikletë. Sulmi ka ndodhur në pjesën veriperëndimore të Stambollit në lagjen Fatih, ku edhe ndodhen zyrat e autoriteteve qeveritare. Si pasojë e sulmit pesë persona kanë mbetur të plagosur, raporton DHA. Sipas organeve të sigurisë në vendin e ngjarjes kanë dalë autoambulancat dhe patrulla të shumta të policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: