AMSTERDAM- Amsterdami është tronditur sot nga një sulm me armë, ku për pasojë një i ri ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi në qendër të Amsterdamit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se një person me maskë ka hapur zjarr ndaj një adoleshenti, dhe për pasojë thuhet se ky i fundit ka ndërruar jetë.

Deri më tani nuk jepen të dhëna nga policia, ndërsa nuk dihet nëse ka qenë një akt terrorist apo jo. Ndërkohë, zona po mbikëqyret nga forca të shumta policore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: