SHBA

Një student 18 vjeçar është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në një shkollë të Highland Ranch, në Denver. Lajmi bëhet me dije nga policia lokale.

Gjatë zjarrit kanë mbetur të plagosur të paktën 8 studentë, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Bëhet fjalë për një shkollë private, pak kilometra larg me Columbine Hug School, ku 12 studentë u vranë nga dy shokët e shkollës në 1999. Policia ka sekuestruar një makinë në parkimin e shkollës dhe ka arrestuar dy studentë.

Donald Trump është informuar për detajet e ngjarjes dhe ka kontaktuar autoritetet lokale.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb