TIRANE

Një 17-vjeçare ka humbur jetën dhe një djalë ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Tiranë. Ky është bilanci i një ngjarje që tronditi sot Laprakën.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, ku Briselda Gjikola ka ndërruar jetë në spital, ndërsa 23-vjeçari Erion Bengo ndodhet në gjendje të rëndë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se dy të rinjtë kanë qenë në një makinë në kohën kur ndodhi ngjarja. Nga të dhënat e para ka dyshime se bëhet fjalë për një atentat, pasi ndaj makinës së të rinjve u qëllua me breshëri plumbash.

Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb