SHBA

Të shtënat me armë në Universitetin e North Carolina, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkaktuar dy të vrarë dhe katër të plagosur.

Policia ka identifikuar dje në mbrëmje të dyshuarin e zjarrit në Universitet. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Trystan Andrew Terrell. Autoritetet kanë shpjeguar që i riu ka hapur zjarr mbi studentët në një godinë ku studiojnë të rinjte në Unc Charlotte. Akoma nuk dihen shkaqet.

Dëshmitarët flasin për shumë të rinj që janë larguar me vrap nga biblioteka, ku studiojnë rreth 30 mijë studentë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb