BRAZIL

Të paktën 9 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në një shkollë në juglindje të Brazilit. Mes viktimave janw edhe dy agresorët, ndërsa 10 persona janë plagosur

Dyshohet se dy adoleshentë kanë shtënë me armë zjarri në kohën kur studentët kanë qenë në pushim, në shkollën shtetërore Suzano, afër Sao Paulos.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndonëse krimet me armë janë të shpeshta në Brazil, të shtënat e kësaj natyre nuk ndodhin shpesh në këtë vend.

Shkolla fillore në të cilën kanë ndodhur të shtënat ka rreth 1,000 nxënës të moshës nga gjashtë deri në 18 vjeç.

Identitetet e sulmuesve të dyshuar nuk janë bërë të ditura, mirëpo dyshohet se edhe ata kanë qenë nxënës të asaj shkolle.

Policia po ashtu ka thënë se motivet e të shtënave nuk janë bërë të ditura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: