Autoritetet e shtetit të Uashingtonit thanë të hënën se pesë persona u vranë nga të shtënat në një shtëpi pranë Seattle dhe se një djalë 15-vjeçar është në paraburgim për vrasjet.

Tre fëmijë dhe dy të rritur u vranë, tha në një deklaratë departamenti i Sherifit të King County. E plagosur ka mbetur edhe një vajzë.

Zëdhënësi i departamentit të Sherifit, Mike Mellis, u tha gazetarëve në vendngjarje se i dyshuari u arrestua nga hetuesit pa incidente.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse të gjithë të përfshirët ishin anëtarë të së njëjtës familje, dhe departamenti i sherifit tha se ishte ende duke punuar për të përcaktuar një motiv për dhunën.

Departamenti i sherifit tha se efektivët iu përgjigjën thirrjeve të shumta për të shtëna me armë në një shtëpi në Fall City, rreth 10 milje në lindje të Seattle, herët të hënën. Një fqinj “me disa trajnime mjekësore ishte në gjendje të administronte ndihmën e parë përpara se të vinin policët e parë,” tha departamenti i policisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: