PRISHTINE- Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbremjen e djeshme në rrugën UÇK në Prishtinë. Sipas informacioneve të para, ka pasur shkëmbim zjarri mes dy grupeve.

Lajmin për incidentin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës, ndërsa Policia dhe ambulancat kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

“Ju njoftojmë se me datën 12.04.2017 rreth orës 21:27 në rr.”UÇK” janë dëgjuar të shtëna me armë. Njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në dy gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur. Në bazë të informacioneve të deritashme nuk raportohet për të lënduar. Në lokacion kanë dalë njësitet relevante policore, hetuesia dhe krim-teknika të cilët po merren me ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: