Të tjera detaje mësohen në lidhje me të shtënat me armë të raportuara pak më parë në zonën e Kamzës.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve në konflikt dyshohet të jenë përfshirë personat që udhëtonin me dy automjete, një ML e bardhe dhe një Benz në ngjyrë të zezë.
Policia është në kërkim të automjetet tip ML.
Në automjetin që ndodhet në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e cila po verifikohet a i përket të shtënave me armë apo jo.
Gjithashtu dyshohet se personat janë konfliktuar me sende të forta