Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e djeshme në një lokal Fier. Ngjarja në fjalë është regjistruar rreth orës 23.30 në një lokal ne lagjjen “Kastrioti” përballe drejtorisë Rajonale te Tatim Taksave.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se lokali gjatë kohës kur ndodhi ngjarja ka qenë i mbyllur. Ndërkohë thuhet se nga plumbat janë thyer xhamat e lokalit.

Ka qenë pronari i biznesit që ka njoftuar policinë për ngjarjen, kur është përballur me skenën në fjalë. Kuçi raporton mes të tjerash se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë, pavarësisht se është raportuar se ka pasur breshëri plumbash. Aktualisht policia po heton për ngjarjen në fjalë.
“Sot rreth orës 08:00, në lagjen “Kastriot”, pronari i një Bar-Kafeje, ka konstatuar xhamin e lokalit dhe një televizor të thyer.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mund të jetë qëlluar me armë zjarri gjatë natës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: