Së paku një person ka gjetur vdekjen pasi një person i armatosur njoftohet se ka hapur zjarr mbi xhaminë e Fort Lauderdale, Florida. Ashtu siç raportojnë mediat ndërkombëtare,  të shtënat ndodhën jashtë xhamisë Al Iman në Fort Lauderdale të premten në mëngjes, sipas kohës lokale.

Policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion për identitetin e autorit të mundshëm dhe as arsyet nuk janë bërë publike. viktima thuhet se është identifikuar si një burrë i cili u gjet i vdekur jashtë një vetura me vrima të shumta plumbash në të. Një armë është gjetur pranë kufomës.

Ka dyshime se edhe një polic është përfshirë në të shtënat me armë zjarri, por edhe për këtë nuk ka informacion të saktë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: