LEZHË


Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur sot Lezhën. Një 64-vjeçar është vrarë me armë zjarri pas një konflikti që dyshohet për motive pronësie. Sipas të dhënave zyrtare ngjarja ka ndodhur në fshatin Mërqi ku 64-vjeçari Gjin Marku sapo kishte shkuar në arë. Ai është konfliktuar me autorin, i cili mësohet se është mik i familjes. Pas sherrit, autori ka qëlluar mbi të.


Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. “Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas nje konflikti për  motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi Tonin Gj., mik në familjen e viktimës, nga Fshati Kashnjet Lezhë. Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij. Në vendngjarje Grupi Hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaron policia.


(d.xh/Balkanweb)