Një burrë ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur nga të shtënat në Londër.

Asnjë arrestim nuk është bërë për atë që një shef policie e quajti një “akt të pakuptimtë dhune”.

Policia Metropolitane u thirr në Wells Park Road në Sydenham, në jug të qytetit, në orën 10:10 të së dielës, shkruajnë mediat britanike.

Oficerët dhe mjekët kanë gjetur një person të plagosur me armë zjarri, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Gjithashtu është gjetur edhe një grua e cila ka pësuar lëndime me armë zjarri në këmbë. Ajo është dërguar në spital dhe policia tha se gjendja e saj nuk është në rrezik për jetën.

Një person i tretë më vonë shkoi në spital me ato që mendohet të jenë plagë me armë zjarri. Policia është në pritje të një njoftimi për gjendjen e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb