Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një spital në Çeki, ku një person hapi zjarr, duke lënë të vdekur 6 persona. Ngjarja ndodhi në qytetin e Ostrava-s. Mediat ndërkombëtare raportojnë se nga të shtënat ka edhe persona të plagosur.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri i Brendshëm çek, Jan Hamácek, i cili pohoi se vrasësi ende nuk është arrestuar, ndërsa policia i është vënë pas.

Kjo e fundit i ka bërë thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacion të sinjalizojë. Deri më tani nuk dihet identiteti i autorit si dhe motivi që e shtyhu atë të ndërmerrte këtë akt ekstrem.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb