KOSOVË 

Sot rreth orës 17:00 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Azem Bejta” në Prishtinë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti, duke thënë se viktima tani ndodhet në spital duke u trajtuar.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Azem Bejta’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasur në një person të plagosur, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”.

“Aktualisht nga njësitet policore është duke u bere ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për identifikimin e personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me këtë ngjarje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb