MAQEDONI- Një person ka humbur jetën, ndërsa 9 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Tetovë.

Sipas mediave maqedonase ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në lokalin “Barcode” në rrugën “Dervish Cara”, kur një person i armatosur dhe i paidentifikuar ka hapur zjarr në drejtim të lokalit në të cilin ishin personat e plagosur dhe viktima.

Mësohet se viktimë ka mbetur 21-vjeçari A. Kasami nga Poroji i Tetovës. 9 personat e tjerë janë transportuar në spitalin Tetovës, ndërsa ata në gjendje më të rëndë janë dërguar në spitalin e Shkupit.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, policia vijon hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb