Ushtarët jugkoreanë kanë qëlluar në ajër në shenjë paralajmërimi, pasi një “dron” – sipas gjasave verikorean – fluturoi mbi kufirin e fortifikuar rëndë mes dy vendeve.

Agjencia e lajmeve “Yonhap” citon zyrtarë të Seulit të pohojnë se është shtënë të paktën 20 herë, përpara se avioni pa pilot të kthehej mbrapsht.

Më herët, Presidentja jugkoreane i kishte kërkuar Kinës të vendosë sanksionet më të ashpra të mundshme ndaj Penianit, pas testit të fundit bërthamor të vendit komunist, atij të një bombe me hidrogjen.

Ekspertët vazhdojnë ta shohin me dyshim një pretendim të tillë, me argumentin se aktiviteti i diktuar, ndonëse mund të ketë qenë vërtet atomik, nuk ishte aq i fuqishëm sa një shpërthim termonuklear (në foto, Heron, një dron i prodhimit amerikan i përdorur nga ushtria e SHBA).

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: