Një grua ka vdekur dhe një burrë është plagosur pas të shtënave në një shtëpi në Worcester, Massachusetts herët në mëngjesin e së enjtes.

Ngjarja ndodhi në një shtëpi në Gingerbread Trail rreth orës 2 të mëngjesit, tha Policia, e cila gjeti gruan e pajetë në katin e dytë, ndërsa burri u dërgua në spital me lëndime të rënda. Policia nuk ka dhënë identitetet e viktimës dhe të plagosurit, por dyshohet se ata janë një çift me origjinë shqiptare.

Policia po e trajton ngjarjen si një konflikt në familje.

“Vërtet e frikshme”, tha një fqinj që nuk donte të identifikohej.

B12840cd0d058dfa351b95c23162d5b2
B12840cd0d058dfa351b95c23162d5b2

“Ne u zgjuam dhe dëgjuam një grua që bërtiste me zë të lartë. Dhe pastaj pritëm vetëm disa sekonda dhe dëgjuam më shumë ulërima dhe më pas dëgjuam disa të shtëna armësh dhe kështu thirrëm policinë”, tha fqinja, sipas të cilës mund të ketë pasur 6 apo 7 të shtëna armësh pas britmave.

Fqinjët thanë se nuk i njohin banorët e rrugës së vogël anësore në anën perëndimore të Worcester-it, por janë qartazi të shqetësuar nga ajo që ndodhi.

“Është një tragjedi e madhe kjo që ndodhi”, tha fqinja Nancy Muszynski.

Policia dhe detektivët mund të shiheshin jashtë shtëpisë të enjten në mëngjes, duke fotografuar pronën dhe duke hyrë në shtëpi të veshur me veshje mbrojtëse.

Trupi i pajetë i gruas po i nënshtrohet autopsisë nga mjekësia ligjore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb