Të shtëna me armë zjarri u raportuan ndaj një biznesi në Laç, në pronësi të 36-vjeçarit F.T. Ndërkohë pas publikimit të lajmit nga News24, erdhi edhe reagimi i policisë. Bëhet me dije se autori i kësaj ngjarje është identifikuar.

“Është identifikuar një person që ka qëlluar me armë në fasadën e një dyqani Ka vetëm dëme materiale”, thuhet në reagimin e policisë.

Kujtojmë se nga ana e policisë më herët nuk ishte bërë publike asnjë detaj lidhur me këtë ngjarje.

Nga pamjet e siguruara shihet edhe dëmi dhe shenjat e plumbave në hyrjen e biznesit, si dhe xhamat e thyer.

NJOFTIMI: 

Kurbin

Në fshatin Gjorme, Mamurras, në fasadën e dyqanit në pronësi të shtetasit F. T. 36 vjeç, është qëlluar me armë zjarri ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

Falë veprimeve të shpejta hetimore profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, i cili dyshohet se ka qëlluar për motive të dobta.

Për arsye hetimi për momentin nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij

Vazhdojnë veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: