3 persona raportohen të vdekur dhe 4 të tjerë rezultojnë të plagosur nga të shtënat brenda një qendre lojrash fati në Torrance të Kalifornisë.

Të shtënat ndodhën në sallën e lojrave Gable House Bowl, në orët e para të mëngjesi të së shtunës (5 janar).

Autoritet lokale raportojnë se tre meshkuj vdiqën në vendngjarje ndërsa katër meshkuj të tjerë u plagosën.

Mendohet se një përleshje mes disa personave brenda qendrës së lojrave të fatit u përshkallëzua në të shtëna me armë, por nuk dihet ende motivi i saktë i ngjarjes së rëndë.

Policia u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes.

Departamenti i Policisë së Torrance tha në një postim paraprak në Twitter se nga të shtënat e qëlluara ka pasur viktima të shumta.

Një dëshmitar tha për Los Angeles Times tha se u fsheh për 15 minuta pas një banaku kur dëgjoi të shënat me armë zjarri.

“Ne dëgjuam një përleshje të madhe përpara të shtënave. Vrapuam drejt banakut që të mbuloheshim,”-rrëfeu Jezusi Perez, duke treguar se dëgjoi rreth katër të shtëna armësh

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: