Mbrëmjen e sotme janë raportuar të shtëna me armë zjarri në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për një konflikt çasti, ku një person mund të ketë qëlluar në ajër.

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë verifikimet. Sidoqoftë, nformacioni është ende paraprak dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje për të verifikuar situatën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: