LEZHË
Një i plagosur në Lezhë pas të shtënave me armë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale A.K. i cili po lëvizte më këmbë në zonën e Katedrales.
Dyshimet e para janë se personi në fjalë është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje.
I plagosur është dërguar në spitalin e Lezhës për mjekim, ndërkohë policia heton për zbardhjen e ngjarjes.
(BalkanWeb)