Tre persona u vranë nga një sulm i armatosur në qytetin suedez të Uppsalas. Në fillim u raportua për të plagosur, por tashmë janë konfirmuar 3 viktima. Lajmin e ka konfirmuar policia lokale, duke shtuar se tashmë kanë filluar hetimet për këto të shtëna.

Policia është në kërkim të një personi të dyshuar si autor i vrasjeve. Më herët, policia suedeze kishte deklaruar se kishte marrë telefonata nga qytetarë që kishin dëgjuar të shtëna armësh në qendër të qytetit, dhe thanë se shërbimet e emergjencës ishin nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

“Tre persona janë konfirmuar të vdekur pas të shtënave… Policia po e heton ngjarjen si vrasje”, thanë hetuesit në një deklaratë.

Dhjetë persona u vranë në shkurt në qytetin suedez të Orebros në masakrën më të rëndë të regjistruar ndonjëherë në vend, në të cilën një 35-vjeçar i papunë hapi zjarr ndaj studentëve dhe mësuesve në një qendër arsimore për të rritur.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb