Kandidatja demokrate për presidente e SHBA Kamala Harris ka reaguar, pas lajmit se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë fushës së golfit të rezidencës së Donald Trump.

Harris shprehet se dhuna nuk ka vend në Amerikë. “Jam informuar mbi të shtënat me armë zjarri pranë ish-presidentit Trump dhe pronës së tij në Florida, dhe jam e lumtur që ai është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë”, tha ajo.

Mediat në SHBA kanë raportuar se Trump nuk ka pësuar lëndime. Zëdhënësi i fushatës së Trump, deklaroi se ish-presidenti Trump është i sigurt.

(d.xh-Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: