Policia e Shkodrës ka bërë reagimin e parë zyrtar pas të shtënave me armë zjarri në Malësinë e Madhe. Blutë bëjnë të ditur se në sallën operative ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Gruemirë ishte qëlluar me armë.
Policia thotë se në vendin e ngjarjes ka sekuestruar 4 gëzhoja të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale nga kjo ngjarje.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në Sallën operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ka ardhur një telefonatë se në fshatin Gruemirë, është qëlluar me armë zjarri.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, në rrugën e fshatit Gruemirë janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja.
Po nga verifikimet paraprake nuk ka persona të dëmtuar e as dëme materiale.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
(BalkanWeb)