Detaje të reja mësohen në lidhje me të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Pranë zonës së Liqenit Artificial, në një lokal, ka ndodhur një plagosje.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se i plagosuri është dërguar menjëherë për kurim në një spital privat.

Raportohet se shtatë persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri ka qëlluar me armë zjarri. Personat e përfshirë në konflikt janë larguar me 4 makina. Automjetet janë identifikuar nga policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: