Një nga mjediset më të bukura, ku mund të festosh është edhe ajo që me të drejtë ka marrë emrin “Shtëpia e birrës”, restoranti i Birrës Korça, që ndodhet pranë fabrikës ku është prodhuar dhe vazhdon të prodhohet që nga viti 1928 birra e parë shqiptare, e cila mban emrin e qytetit. Dhjetëra qytetarë, korçarë, turistë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe të ardhur nga jashtë vendit, festojnë në shtëpinë e birrës, duke u freskuar me birra Korça.


Birra Korca
Birra Korca

Freskia dhe shija e Birrës Korça, ajo e gatimeve tradicionale, muzika e bukur dhe qytetaria korçare te ftojnë të kalosh orë të paharrueshme në këtë mjedis të bukur.


Edhe presidenti i Birrës Korça zoti Irfan Hysenbelliu ka zgjedhur të festojë në shtëpinë e birrës, duke iu bashkuar gëzimit të mysafirëve. Ai thotë se Birra Korça është jo vetëm birra e parë shqiptare po birra që pëlqehet e konsumohet më shumë.


“Për mua ‘Birra Korça’ është një investim shume i mirë për të ardhmen. Ndihem shume i lumtur që Birra Korça ka 13 vjet që i ka kthyer qytetit festën e saj. Është një birrë historike, birrë e vendit dhe e shihni edhe vetë atmosferën. Restoranti i Birrës Korça ka një atmosferë shumë të bukur që iu kthye traditës së dikurshme Kështu që nëpërmjet një gote të Birrës Korça iu them gëzuar të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë atyre që kanë ardhur nga jashtë dhe kalojnë festën në këtë qytet”, shprehet presidenti i Birrës Korça.

Zoti Hysenbelliu zbulon se ambicia e tij për ta çuar përpara prodhimin dhe cilësinë e Birrës Korça nuk rresht asnjëherë.

Birra Korcaa
Birra Korcaa

“Është e vërtetë që Birra Korça ka një histori, është birra e parë shqiptare. Është prodhuar këtu për arsye edhe të ujit që ka ky qytet. Teknologjia ka qenë tradicionale dhe ne jemi munduar që ta ruajmë këtë traditë. Kemi investuar ne teknologjinë e saj, por duke ruajtur traditën e saj dhe njerëz profesionistë që trashëgojnë në vite profesion. Unë kam qenë aksioner dhe president i Birrës Tirana. Ka shumë kënaqësi që në atë birrë bashkova 10 biznesmenë që sot janë kolegët e mi, por erdha te Birra Korça, e cila ishte në një pozitë të vështirë drejt falimentimit. Arrita ta ringre dhe sot ajo është jo vetëm birra e parë në emër por edhe në shitje në Shqipëri. Këtë birrë po e pëlqejnë jo vetëm shqiptarët por dhe jashtë… kemi kërkesa të jashtëzakonshme.

Ambicia ime e radhës është që në radhë të parë kjo traditë të vazhdojë dhe të rritet sa më shumë, njëkohësisht të zgjerojmë kapacitetet e birrës por kam edhe një ambicie tjetër që do jetë shumë sekret, por që do e mësoni brenda shtatorit”, tha zoti Hysenbelliu.

Hysenbelliu
Hysenbelliu

Shtëpia e birrës si çdo shtëpi tjetër korçare do t’i mbajë dyert hapur edhe gjatë netëve të festës së birrës, për të pritur këdo që dëshiron të marrë shijen dhe freskinë e saj, këto që është rritur me këtë shije dhe ka nostalgji për të, apo edhe ata që do ta provojnë për herë të parë për t’u kthyer sërish në Korçë.

(BalkanWeb)