Autoriteti Rrugor i Shqipëria ka njoftuar të gjithë përdoruesit e rrugës se ditën e shtunë prej orës 8 të mëngjesit, lotet 2 dhe 3 të Unazës së Tiranës do të jenë të bllokuara.

Vendimi i ARRSH-së është marrë për shkak të nisjes së punimeve në mbikalimin e Shkozës si dhe asfaltimin e karrezhatave në aksin rrugor Farkë-Shkozë.

NJOFTIMI:

Në vijim të punimeve për zbatimin e projektit “Rikualifikimi i akseve rrugore Unaza Lindore Loti 3” dhe “Plotësimi i punimeve dhe rrugët lidhëse në Unazën Lindore Loti 2”, sipas grafikut të punimeve, në datën 16.07.2022, ora 08:00, do të fillojnë punimet për montimin e trarëve të mbikalimit në Shkozë, si dhe punimet e asfaltimit të karrexhatës së majtë dhe të djathtë të rrugës kryesore të segmentit rrugor Farkë-Shkozë.

Për realizimin e këtyre punimeve është e nevojshme të kryhet bllokimi i segmentit të unazës Lindore Farkë-Shkozë. Përdoruesit e këtij segmenti rrugor do të devijojnë nga rruga kryesore në nyjën e Farkës duke përdorur rrugën “Ali Shefqeti” dhe “Alajdin Frashëri” deri në rrethrrotullimin e Shkozës dhe anasjelltas.

Në këto pika të devijimit do të vendoset sinjalistika e përkohshme orientuese për qarkullimin e mjeteve.

Kryerja e këtyre punimeve është parashikuar të zgjasë rreth 10 ditë.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve për këtë devijim!

#ARRSH #MIE

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb