Atentati i ndodhur në Shkodër pak ditë më parë i mori jetën dy personave, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa humbi jetën edhe një grua e cila ndodhi rastësisht aty, duke qenë se po udhëtonte me bashkëshortin me motor.

Motra e Flutura Bashës, viktimës së pafajshme në atentatin e ndodhur në Shkodër dy ditë më parë, foli ekskluzivisht në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 të autores dhe moderatorës Evis Ahmeti.

Ajo ka rrëfyer bisedën e fundit me të motrën.

“Fola atë ditë në mëngjes, kur ndodhi ngjarja, duke pirë kafe. I thashë jam të shtunën dhe të dielën pushim, po vij me ty atje te toka. Nuk arritëm të shkonim. Do t’i shkoj nesër te varri t’i dërgoj lule”, tregoi ajo mes dhimbjes dhe lotëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb