Pasi nisi 2019 në mënyrën më të mirë, te Tirana janë kthyer “fantazmat” e dy sezoneve më parë, kur u largua nga Superliga. Rezultatet negative të javëve të fundit e detyrojnë skuadrën e Ardian Memës të mendojë sërish për shpëtimin. Një mision që duket shumë I vështirë në letër. Përveç dëmtimeve, pezullimeve dhe ndeshjeve në shtëpi pa tifozë, trajneri bardheblu i frikësohet edhe aleancave që në futbollin shqiptar nuk janë të panjohura.

56279951 2253452178244225 1907576391277215744 N
56279951 2253452178244225 1907576391277215744 N

“Më shqetësojnë aleancat. Ekipi mund të kthehet te ndeshjet e mira. Duhet të luftojmë për të arritur rezultatet e fazës së tretë. Ekipi ishte i qetë, ndërsa tani gjendja është pak më e rëndëuar. Më duhet të gjej qetësi për të punuar”, është shprehur Mema në konferencën për mediat përpara ndeshjes kundër Flamurtarit. Përveç lojës, që Tirana duket se e ka humbur, tekniku ka një tjetër detyrë të vështirë, atë për të ndryshuar atmosferën në skuadër, dukshëm e rënduar pas rezultateve të fundit.

55575707 2250394255216684 724304422963773440 N
55575707 2250394255216684 724304422963773440 N

“Më shqetësoi mënyra e lojës në Laç, dolëm nga loja jonë. Nuk kemi arritur të shënojnë, edhe pse topin e kishim ne. Lojtarët ishin të shpërqëndruar. Kanë bërë gabime por duhet të shohim përpara sepse vijnë ndeshje të rëndësishme. Ekipi ka nevojë për pikë dhe jo për lojë të bukurë. Pikët janë ato që sjellin qetësi”, ka vijuar Mema. I vetmi aspekt pozitiv në këto javë për Tiranën është kualifikimi në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Por objektiv për Memën dhe të besuarit e tij është vetëm shpëtimi. “Më vjen keq ta them por ekipi duhet të largohet nga fundi i tabelës. Synimi tjetër është Kupa, por fillimisht duhet që Tirana të shpëtojë. Matematikisht çdo gjë është e hapur, mund të kualifikohemi në Europë edhe nga kampionati, por duhet të shohim vazhdimësinë”, ishte komenti i trajnerit të Tiranës.

56502747 2250395561883220 7572225688732696576 N
56502747 2250395561883220 7572225688732696576 N

Ky mision nis me ndeshjen e së shtunës në transfertën kundër Flamurtarit, një skuadër që Mema e njeh mirë. “Ka një trajner të mirë me të cilin kam punuar. Është ekip i mirë. Do mundohemi të jemi në ekuilibër për të mos pësuar gol dhe të mendojmë për rezultat pozitiv. Duhet të përgatis ekipin nga ana psikologjike. Nuk kemi çfarë të humbasim. Duhet të bëjmë detyrat në çdo ndeshje”, është shprehur trajneri Tiranës. Përveç Majkëll Ngo të pezulluar, një mungesë tjetër e rëndësishme për bardheblutë në transfertën e Vlorës është ajo e Asion Dajës. Në dyshim për t’u aktivizuar është edhe Albi Doka.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: