Të tjera detaje mësohen në lidhje me vrasjen sot pasdite në fshatin Ndroq të Tiranës.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se autori Julian Gjoshi ka përdorur pistoletë për të vrarë Alfred Dedjan.

Gjoshi ka qëlluar me pistoletë me së paku dy plumba. Gjoshi raportohet se është kushëriri i Altin Hajrit dhe se emri i tij ka dalë në komunikimet e Sky Ecc mes Hajrit dhe ish-deputetit të PS-së për Shijakun, Jurgis Çyrbja.

Policia ka shpallur në kërkim Julian Gjoshin si autor të dyshuar të vrasjes së sotme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb