Me sa duket maniakët seksualë, urbanët i kanë vendin e tyre të preferuar. Ndërsa ditën e djeshme “Jeta osh qef” publikoi një video, e cila ishte bërë në urbanin e Kombinatit, ku një djalë ngacmonte seksualisht një vajzë me organin gjenital, duke vazhduar më tej me vajzat e tjera, sot një video tjetër edhe më e rëndë vjen nga urbani i Institutit.

Një burrë që duket në moshë shfaqet duke u masturbuar në urbanin e Institutit. Fillimisht kryen veprime të turpshme duke u fshehur nga të tjerët, por më pas merr guximin dhe nxjerr organin gjenital në një ambient të mbushur me njerëz dhe vazhdon masturbimin.

“Një akt i turpshëm që vazhdon pas disa të tjerëve, do thoni “Ok” edhe jashtë ndodhin. Po është e vërtetë, por në çdo rast të tillë që mediat e huaja publikojnë mbyllen me njoftimin që ai person është ndaluar dhe ndaj tij janë marrë masa. Po këtu çfarë ndodh? Opinioni publik reagon ashpër, por kjo nuk mjafton”, shkruan JOQ.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: