Tjetër sulm me armë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Dayton në Ohio, me të paktën 9 të vdekur.

Sipas asaj që raportojnë mediat lokale në pak orë nga sulmi me armë në El Paso, Texas, policia ka ndërhyrë, pas sinjaleve nga banorët se në Dayton kishte pasur një shkëmbim zjarri në orët e para të mëngjesit.

Policia është në kërkim të një personi i cili sipas dëshmitarëve është larguar me një jeep të errët.

Sipas raportimeve të Dayton Daily News thuhet se gjatë shkëmbimit të zjarrit një autor është vrarë.

Sipas mediave lokale, personeli mjekësor ka ndërhyrë në vend ku thuhet se ka persona në gjendje kritike dhe të plagosur rëndë që janë dërguar në spitalet e Grandvieë dhe Kettering.

Zona ku u zhvilluar ngjarja është East 5th Street në distriktin e Oregon, në perëndim të qendrës së Dayton. Është zona e mbushur me pub-e, restorante dhe lokale nate.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb