Parisi është në krye të listës së qyteteve më të shtrenjta në botë, së bashku me Hong Kongun dhe Singaporin. Është hera e parë që tri qytete ndajnë vendin e parë në anketën e Institutit “Economist Intelligence Unit”, me seli në Londër.

Anketa ka një histori 30-vjeçare dhe ajo i krahason çmimet në 133 vende të botës. Kryeqyteti i Francës, Parisi, është njëri nga katër qytetet evropiane që gjenden në dhjetë vendet e para. Tri të tjerat përfshijnë: Cyrihun, Gjenevën dhe Kopenhagën.

“Qytetet evropiane kanë prirje t’i kenë çmimet më të larta në amvisëri, kujdesin personal dhe rekreacion”, tha autorja e raportit, Roxana Slavcheva. Në dhjetëshen e parë bëjnë pjesë edhe: Osaka, Seuli, Nju Jorku, Tel Avivi dhe Llos Angjellesi. Listën e qyteteve më të lira në botë e kryesojnë: Karakasi, Damasku dhe Tashkenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb