Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot aktoren Ema Andrea për të përcjellë mesazhin se Teatri Kombëtar duhet të shembet për të ndërtuar një godinë të re.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Rama shkruan se një ndër emrat më të spikatur të skenës, Ema Andrea, shprehet qartë dhe bukur në mbështetje të teatrit të ri.

Prej disa ditësh, kryeministri Rama citon artistë të ndryshëm, të cilët janë pro vendimit të qeverisë për të shembur godinën ekzistuese të Teatrit Kombëtar dhe për të ndërtuar një godinë të re.

Mesazhi i Ramës:
Ja sa qartë dhe bukur shprehet dhe Ema Andrea, një ndër emrat më të spikatur të skenës, në mbështetje të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar

EMA ANDREA:
Unë do doja t’i përkisja sot, si Ema, brezit që po ndërton të ardhmen, pra të vihet një gur sot që mua të më përfaqësojë në 2220. Më pëlqen arkitektura e re, më pëlqejnë sfidat kontemporane. Jam për një teatër të ri, për më tepër kur thuhet se ka këto kushte, por tani meqë janë këto kushte dhe ne i dimë dhe po i themi hapur të gjitha kushtet, kush e mban përgjegjësinë?

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb